2017-04-29 17:08:00

Për dore na merr, nga terri në dritë (Lk. 24,13-35) - Meditim frymëzuar nga Liturgjia e së Dielës III të Pashkëve – A (Lk. 24,13-35).


Për dore na merr, nga terri në dritë (Lk. 24,13-35) - Meditim frymëzuar nga Liturgjia e së Dielës III të Pashkëve – A (Lk. 24,13-35).

Për dore na merr, nga terri në dritë

Nga e diela, në të dielë

Jezus na ec përkrah në udhën e Emmaus…

n’atë udhë, ku si ne sot

ecnin dishepujt e tu.

Ecnin me fytyra të zymta,

si gratë nën ruba të zeza.

Mendimet rridhshin turbull,

si përrojet nëpër krepa.

Atë pranverë të  vonë

bari rritej nën dëborë

si gratë që derdhnin lot

fshehur përmbas shamisë.

Qanin për Ty!

Ti s’ishe më mes tyre

ashtu si pate premtuar.

Kurrë më me to nuk do të ishe!

Shpresa kish vdekur me Ty!

Po ti, Jezus, u ktheve përsëri:

i gëzove si gëzon gjethi

i blertë nëpër pranverë,

i nxore nga palca e dyshimit,

për dore i more, nga terri në dritë.

e u the:

“Çojeni kokën e terini lotët”.

E ata u dridhën si dridhet

fleta e gjethit në degë,

kur terri i verbër,

ndër sy po u bëhej dritë;

e i kënduan himne Zotit,

mëshirës së mishëruar,

ndihmës së gjymtyrëve të ligshta!

Që gjakun në zemër

njeriut ia ndërron

me gjak të ri, e e gëzon fort

si gëzohet gjethi në pranverë,

si drita e jetës pa mort!








All the contents on this site are copyrighted ©.