2017-04-29 18:13:00

Papa largohet nga Kajro: falenderoj popullin egjiptian


Papa Françesku u nis nga aeroporti ndërkombëtar i Kajros, pas ceremonisë së lamtumirës, gjatë së cilës përshëndeti presidentin e Egjiptit, Abdel Fatah Al Sisì. Përfundoi kështu udhëtimi i 18-të apostolik i Atit të Shenjtë, i cili u ngrit në fluturim me një avion Alitalia rreth orës 17.00 e pritet të mbërrijë në aeroportin e Ciampinos, pranë Romës, në orën 20.30, pas 3 orë e gjysëm udhëtim.

         Në një telegram për presidentin egjiptian, Papa Bergoglio shpreh mirënjohjen e tij të thellë për mikpritjen: “Duke u larguar nga Egjipti – shkruan ai – dua të shpreh mirënjohje ndaj jush e ndaj gjithë popullit të dashur egjiptian për mikpritjen e ngrohtë. Duke ju siguruar lutjet e mia, kërkoj për kombin tuaj bekimin hyjnor për paqe e gëzim”. Presidenti dhe Ati i Shenjtë biseduan përzemërsisht para nisjes, në sallën e nderit të aeroportit shtetëror. 








All the contents on this site are copyrighted ©.