2017-04-29 12:02:00

Papa Françesku e Tawadros II lutën në Kishën kopte, ku u vranë të krishterët nga Isis


Në përfundim të takimit të djeshëm në patriarkanën kopto ortodokse në Kajro, Papa Françesku e Patriarku Tawadros II shkuan së bashku në Kishën  e shën Pjetrit, pranë Katedrales kopte të shën Markut, gjithnjë në Kajro, për lutjen ekumenike në praninë e krerëve të komuniteteve tjera të krishtera.

Në dalje nga Kisha, në treme, Papa bëri homazhe në vendin ku përkujtohen viktimat e atentatit vetëvrasës, bërë më 11 dhjetorin e kaluar nga një egjiptian i ri pjesëtar i Isis, që shkaktoi 29 të vdekur e 31 të plagosur në mesin e besimtarëve. Për të përkujtuar atentatin e shpreh afërsinë ndaj viktimave, Papa Françesku vuri një kurorë me lule dhe ndezi një qiri.








All the contents on this site are copyrighted ©.