2017-04-28 15:49:00

Papa Françesku me gazetarë: Udhëtimi në Egjipt “është shtegtim uniteti e vëllazërimi”


Papa Françesku arriti në Egjipt si shtegtar i paqes. Avioni papnor u ul në aeroportin e Kajros pak pas orës 14.00. Në bisedë me gazetarët, që shtegtonin me të, e quajti “shtegtim paqeje e vëllazërimi”. Ja edhe dialogu ndërmjet Drejtorit të Sallës së Shtypit të Vatikanit, Greg Burke, dhe Papës Françesku:

Greg Burke:

Atë i Shenjtë, dëshirojmë t’ju themi faleminderit, posaçërisht faleminderit për këtë privilegj të shtegtimit me Ju. Me ju, që thoni “faleminderit”, “ju lutem” e “me leje”! Ju kërkojmë falje për kohën, që po jua rrëmbejmë, por Maurici po më thotë se do të jetë pakëz kohë, e këtë po ua them edhe  gazetarëve: është thjesht një përshëndetje e nuk është koha për të bërë intervista, ndonëse Papa do t’i përshëndesë të gjithë. Ju falënderojmë pra, për këtë shtegtim kaq të rëndësishëm!

Ati i Shenjtë Françesku:

Ju falënderoj unë ju. Ju falënderoj për shoqërinë tuaj, për punën tuaj, punë për t’i ndihmuar shumë njerëz ta kuptojnë shtegtimin, për të marrë vesh ç’u bë atje, për çfarë u fol, duan të dinë shumë gjëra që… njerëzit na ndjekin. Edhe ky shtegtim është i ngarkuar me një shpresë të veçantë, sepse shtegtim i bërë me ftesën e presidentit të Republikës, të Papës Tawadros II, Patrikut të Aleksandrisë së Koptëve, Patriarkut katolik të Koptëve e Imamit të Madh të Al Azhar. Të katërt më ftuan për këtë shtegtim. Shtegtim uniteti, vëllazërimi. Ju falënderoj për punën tuaj që, në më pak se dy ditë, do të jetë mjaft, mjaft intensive. 








All the contents on this site are copyrighted ©.