2017-04-27 12:35:00

Papa Françesku: njerëzimi ka nevojë për dëshmitarë të Ungjillit


Papa Françesku priti sot paradite, në Sallën Klementine në Vatikan, anëtarët e Papal Foundation (Fondacioni Papnor), organizatë katolike e themeluar në vitin 1988 për të mbështetur projektet bamirëse të papëve në botë. Ati i Shenjtë i inkurajoi të pranishmit të vijojnë “impenjimin e tyre në promovimin e misionit të Kishës, duke përkrahur nisma me natyrë fetare dhe bamirëse, që Papa i ka për zemër”. Ja fjalët e tij:

“Bota e sotme, e karakterizuar shpesh nga dhuna, nga babëzia e nga indiferenza, ka nevojë të madhe për dëshminë tonë të mesazhit të shpresës në forcën shpërblyese e pajtuese të dashurisë së Zotit, që rrezatohet nga Ungjilli. Ju jam mirënjohës për objektivin tuaj në ndihmë të përpjekjeve të Kishës për ta kumtuar atë mesazh shprese deri në kufijtë e tokës e për të punuar në favor të përparimit shpirtëror e material të motrave e vëllezërve tanë në botë, sidomos në vendet në zhvillim. Secili prej nesh, si anëtar i gjallë i Korpit të Krishtit, është i thirrur të nxisë unitetin dhe paqen e familjes njerëzore e të gjithë atyre, që e përbëjnë atë, sipas vullnetit të Atit Qiellor, në Krishtin. Ju kërkoj, si pjesë thelbësore e impenjimit tuaj në veprën e Papal Foundation, të luteni për nevojat e të varfërve, për kthimin e zemrave, për përhapjen e Ungjillit e për rritjen e Kishës në shenjtëri e në zell misionar”.








All the contents on this site are copyrighted ©.