2017-04-23 10:48:00

Papa kujton përsëri dramën e refugjatëve


Në përfundim të kremtimit në Bazilikën romake të Shën Bartolomeut, në Ishullin Tiberin, kushtuar “Martirëve të Rinj” të shekullit XX e XXI, Papa u lut: “O Zot, për  hir të gjakut të derdhur nga martirët, jepi njerëzimit të plagosur nga e keqja hirin të gjejë gëzimin dhe dritën e së mirës, që Biri yt e pagoi me jetë”. E, pastaj  doli nga Bazilika me procesion dhe i drejtoi një përshëndetje turmës, mbledhur në tremen e Shën Bartolomeut, duke  theksuar me forcë dramën e refugjatëve:

“Ju falënderoj për praninë e për lutjen  në këtë Kishë të martirëve. Të mendojmë për mizorinë që sot u sulet një morie njerëzish; për shfrytëzimin e njerëzve…njerëz që arrijnë me gomone e mbeten aty, në vendet bujare si Italia e Greqia, që i mirëpresin, por më pas traktatet  ndërkombëtare nuk i lënë…. Nëse Italia do të strehonte dy - dy emigrantë për çdo komunë, do të kishte vend për të gjithë. E uroj që kjo  bujari e Jugut, e Lampeduzës, e Sicilisë, e Lesbos, të jetë ngjitëse edhe për Veriun. Është e vërtetë: ne jemi  qytetërim, që nuk lind fëmijë, por edhe që ia mbyll portat emigrantëve. E kjo quhet vetëvrasje. Të lutemi!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.