2017-04-23 09:00:00

Në Oviedo të Spanjës, u shpall i Lum, Luis Antonio Rosa Ormières


Në Oviedo të Spanjës, u shpall dje i Lum, Luis Antonio Rosa Ormières, meshtar e themelues i Kongregatës së Motrave të Engjëllit të Rojës (1890). Meshën e kremtoi i dërguari i Papës Françesku, kardinali Angelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve.

Luis Antonio Rosa Ormières u lind në Quillan, më 14 korrik 1809. Studoi në Seminarin e Carcassonne-s dhe u shugurua meshtar në moshën 24 vjeç. Prift i thjeshtë e njeri i veprimit, ndjeu thirrjen për t’iu kushtuar formimit të fëmijëve. Si edukator, tregoi vëmendje të veçantë për të vegjlit e vuajtur, i bindur se aty ku janë të varfërit, duhet të jetë edhe Kisha. Vuri në rrezik jetën për t’u qëndruar pranë njerëzve të sëmurë nga malarja. Shkonte t’i ndihmonte edhe në vatrat e epidemive. Vdiq më 16 janar 1890.








All the contents on this site are copyrighted ©.