2017-04-16 17:34:00

Nxënësit e Emmausit: Rri me ne, o Zot!


Nxënësit e Emmausit: Rri me ne, o Zot!

Nxënësit e Emmausit takohen me Krishtin e ngjallur: ata nuk e dinë kush është ky “Shtegtar misterioz”, e megjithatë fjalët e tija ua ngrohin zemrat aq, sa t’i luten: “Rri me ne”. E njohin më pas në të thyer të bukës.
“Fjala e Zotit e Buka e Eukaristisë – mister e dhuratë e Pashkëve, mbeten në shekuj kujtim i përhershëm i mundimeve, i vdekjes dhe i ngjalljes së Krishtit!” E edhe ne, sot, në ditën e Pashkëve të ngjalljes, së bashku me të gjithë të krishterët e botës përsërisim: 
Jezus i kryqëzuar e i ngjallur, rri me ne!”
“Rri me ne, mik besnik e mbështetje e sigurtë
e njerëzimit në shtegtim nëpër rrugët e botës!
Ti, Fjalë e gjallë e Atit,
jepu shpresë e besim atyre që e kërkojnë
kuptimin e vërtetë të jetës së tyre.
Ti, Bukë e jetës së pasosur, ushqeje njeriun
e uritur për vërtetësi, për liri, për drejtësi, për paqe.
Rri me ne, Fjalë e gjallë e Atit,
mësona fjalë e gjeste paqeje:
paqe për tokën e shuguruar nga gjaku yt;
paqe për Vendet e Lindjes së Mesme e të Afrikës,
ku vijon të rrjedhë gjaku rrëké:
paqe për mbarë njerëzimin, mbi të cilin varet përherë
rreziku i luftërave vëllavrasëse.
Edhe ne, burrat e gratë e mijëvjeçarit të tretë,
kemi nevojë për ty, o Zot i ngjallur!
Rri me ne deri në fund të kohëve.
Bëj që progresi material i popujve
të mos i errësojë kurrë vlerat shpirtërore
që janë shpirti i qytetërimeve të tyre.
Na ndihmo, të lutemi, në shtegtimin tonë.
Besojmë në Ty, në Ty shpresojmë,
sepse vetëm ti ke fjalët jete të pasosur…








All the contents on this site are copyrighted ©.