2017-04-15 09:56:00

E Shtuna e Madhe e Pashkëve e udha e Mësuesit Hyjnor


E Shtuna e Madhe e Pashkëve e udha e Mësuesit Hyjnor!

Dita e sotme, lidhur me jetën e Jezu Krishtit, nuk ka asnjë lajm për ne. E ndoqëm me mend Mësuesin e munduar, përmes Ungjillit, ne Betani, ne Tempull, ne Çenakull, ne Kopshtin e Ullinjve, ne shtëpinë e kryepriftit, ne prokurorinë e Pilatit, ne Udhën e dhimbshme, mbi Kalvar. Dëgjuam fjalët e dashurisë, qe u ngritën mbi fjalët e urrejtjes, te përsëritura pambarimisht ne historinë e njeriut e pambarimisht te kota. Kotësi e kotësive! 

E pame kur vdiq, kur e ulen nga druri ku e kishin mbërthyer pa kurrfarë mëshirë, kur e lyen me vajra erëmira, e mbarten ne rrugëzat e një ullishteje, e mbyllen ne varr. Dëgjuam zhurmën rrënqethëse te gurit, qe rrokullisej për te mbyllur gryken e varrit. Si zhurma e gozhdëve mbi arkivolet, qe mbyllin trupat pa jete të të dashurve tanë. Mbaroi!

E s’dimë asgjë më. Armiqtë ngadhënjimtarë kthehen ne shtëpitë e tyre tejet te kënaqur. Edhe për ta gjithçka u krye: nuk do ta kenë me neper këmbë kundërshtarin e padëshirueshëm. E zhduken përgjithmonë, pa frike kthimi. Nuk do t'ua vrase me sytë rrugëve te Palestinës, as do t'i dëgjojnë me anatemat e tij te tmerrshme. E kujtojnë mire. Nuk besojnë se do të kthehet me por, për të davaritur dyshimin e fundme, vene roje për ta mbikëqyrur varrin.

Nuk harrojnë të vene edhe vulat e tyre. Sigurohen kështu se askush nuk do të mund të vërë dorë mbi këtë varr, që e dëshironin aq shume e qe i trembeshin edhe me shume. As dishepujt e interesuar per trupin e tij e as rojet, qe mund te bliheshin lehte, si Juda. S' mendojne fare per gjithepushtetin e Hyjit! E shkojne te kremtojne Pashket e tyre, tashme pa pike kuptimi, te sigurt se Hyji eshte me ta.

Po nxenesit, ku jane? Ungjilli, ne kete ore ngushtice, permend tre emra, me fat krejt te ndryshem: Juden, tradhtarin, qe shkon e vare veten, sepse nuk eshte ne gjendje ta shnderroje brerjen shkaterrimtare te ndergjegjes ne shprese perteritese; Pjetrin, qe e mohoi Mesuesin, por qe, i penduar thelle nga veshtrimi i tij, nuk pushon s'e lari mekatin e vet me lot te hidhur; Gjonin, qe ngjitet ne Kalvar e merr nen kujdes, plot dashuri, Nenen.

Te tjeret ia kane mbathur. Por gjithsesi, edhe ata kane shkuar te shikojne c'do te ngjase. Pavaresisht nga ligeshtia, fati i Nazarenasit ishte teper i lidhur me fatin e tyre. Edhe ata ishin ne Udhen e Kryqit, te ngaterruar mes turmes, per t'u ruajtur nga rreziqet. E pane edhe ata, deri ne fund te fundit, e shkuan, me zemer te plasur e shpresa te copetuara. Nuk i kujtojne me profecite e Mjeshtrit, qe jane avulluar nga mendja e tyre, e paafte per te depertuar ne te mbinatyrshmen. Per ta, ashtu si per armiqte, ndonese ne nje menyre tjeter, gjithcka ka marre fund.

Vdekja nuk lejon epiloge. Mbyllen ne shtepine mike, qe i ka strehuar heren e fundit se bashku me Jezusin. Juda ka vdekur. Nuk do t'i spiunoje askush. Mund ta konsiderojne veten te sigurt, ne se nuk do te bien ne sy. Pastaj, si te kete kaluar tronditja e thelle, do te kthehen ne shtepite e tyre, larg rreziqeve, ne Galile, per te rifilluar jeten e tyre te paemer, te pashprese, ne te cilen nuk pritet me asgje e jashtezakonshme. 

Pervec dishepujve, ka edhe te tjere, qe interesohen per Jezusin: Nikodemi e Jozefi i Arimatese, te cilet i perkasin shoqerise se kamur te Jeruzalemit, madje vete Sinedrit, qe e denoi Jezusin. Jetuan ne hije, nuk i miratuan metodat e kolegeve, madje edhe protestuan, gjithnje me druajtje, pa rene shume ne sy. Por tani qe ai vdiq, nuk kane c'te humbasin me e dalin haptazi, pa kurrfare droje. I bejne nderimet e fundit e pastaj edhe ata shkojne ne pune te vet, sepse edhe per ta gjithcka ka marre fund.

Vetem grupi i vogel i grave nuk dorezohet. As ato nuk e mendojne ringjalljen. Por kane nje dashuri qe s'njeh mort e presin t'u krijohet mundesia per ta shprehur edhe nje here mbi kufomen e njeriut te dashur.Edhe ato kthehen ne shtepi; edhe per ato gjithcka ka marre fund. E megjithate, jane gjithe sy e veshe, ne nje pritje, per te cilen u jep te drejte dashuria. Thua shkuan ne shtepine e asaj qe, e vetme pret ende, me bindje se mund te ndodhe gjithcka?

Nena eshte duke pritur me krahe hapur ne shtepine e Gjonit, birit te ri qe ia dha Krishti mbi Kryq. E Gjoni ben cmos te gjeje menyra per te zevendesuar Birin e pazevendesueshem, te vetmin, Birin e Hyjit. Askush nuk merr guxim t'i thote nje fjale Marise, e as ajo s'e kerkon. Shpirti i saj nuk eshte i vetmuar. Rri ne pritje te zbuleses se re, duke kaluar neper mend caste te tjera pritjeje, shprese, qe nga casti i pare, kur e lajmeroi Engjelli, tek ditet e amesise se saj te pazakonte, tek hapat e para te Jezusit, fakte qe i meditonte e i ruante ne fshehtesine e zemres se saj, ashtu si ruante ne arke petkat e birit misterioz, qe dukej sikur e mohonte, qe e priste, pastaj, ne majen e kodres e i besonte misionin e nje amesie te re, per Gjonin, per njerezimin e shelbuar, per te gjithe ne.

E ne, bande tekanjoze, e lene nen kujdesin tend, duam te rrime me ty, Nene, per ta jetuar me ty kete nate, plot me fe, shprese e dashuri. Nata jone shpesh eshte e ngarkuar me deshperim. Edhe ne, si dishepujt, nuk shikojme asgje pertej pragut te vdekjes. Krishti e kaperceu kete prag, e ne nuk e pame duke u rikthyer. Besojme se u rikthye plot lavdi, por nganjehere besimi yne lodhet. Shikojme sesi miqte, vellezerit, ata qe duam, shkojne edhe ata, kapercejne pragun pa kthim e dime se do te kemi te njejtin fat. Pritja eshte plot ankth, dridhemi nga erresira e pertej pragut, nga e panjohura.

Pranoi, o Nene, lutjet e zemrave te trazuara, e na shoqero ne vetmine e vdekjes sone, te pritjes se ftohtesise se varrit. Lutu per ne, Nene e Hyjit, tani e ne oren e mbrame. Na e ndrico erresiren e mendjes me driten e fese sate; ngrohe ftohtesine tone per te vertetat qiellore me zjarrin e dashurise sate; terhiqe zemren tone, te habitur pas fantazmave te jetes qe kalon, qe te prese plot shprese te mbinatyrshme ngjalljen e Krishtit Shelbues.








All the contents on this site are copyrighted ©.