2017-04-12 13:48:00

Papa Françesku do të kujtojë martirët e rinj në Bazilikën e shën Bartolomeut


Të shtunën, më 22 prill, në orën 17.00, Papa Françesku do të shkojë në Bazilikën e Shën Bartolomeut, në Ishullin Tiberin, për të kremtuar Liturgjinë e Fjalës me Bashkësinë e Shën Egjidit, në kujtim të “Martirëve të Rinj” të shekullit XX-XXI.

Njoftimin e jep drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit,  Greg Burke.

Bazilika e lashtë, të cilën Papa Gjon Pali II ia besoi në vitin 1993 Bashkësisë së Shën Egjidit, e Papa Benedikti XVI e vizitoi me rastin e 40-vjetorit të themelimit të kësaj Bashkësie, u zgjodh për këtë kremtim kaq domethënës, sepse të kujton vijimin e martirizmit të Kishës katolike edhe në kohët moderne.  

Që nga vitet 1999-2000 Bazilika e Shën Bartolomeut është edhe Seli e Komisionit për martirët e rinj. Papa Vojtila i ngarkoi detyrën të dokumetojë dëshmitë e të krishterëve që derdhën gjakun për Ungjillin në kohët moderne. Kjo, veprimtaria e Komisionit, siç e kujton Shën Gjon Pali II në Letrën Apostolike ‘Tertio Millenio Adveniente” (Në prag të Mijëvjeçarit të tretë). Në këtë Letër, ndërmjet tjerash, theksohet: “Në shekullin tonë u rikthyen martirët, shpesh pa emër, ‘ushtarë të panjohur’ të kauzës së madhe të Hyjit. Kisha duhet të bëjë çmos të mos humbasë asnjë nga dëshmitë e tyre”.

Në Bazilikë secili nga kombet e martirizuara ka elterin e vet, me relike prekëse, që flasin konkretisht për vijimin e persekutimit në kohët tona. Edhe Kisha shqiptare ka elterin e vet, me kujtime të freskëta!








All the contents on this site are copyrighted ©.