Papa thirri një Koncistor të zakonshëm publik për disa çështje shenjtërimi. Do të mblidhet të enjten, më 20 prill, në Pallatin Apostolik e do të shpallë shenjt edhe fëmijët Francesco Marto e Giacinta Marto, barinjtë e vegjël, të cilëve iu duk Zoja e Bekuar në Fatima të Portugalisë.
Të tjerët janë: Andrea de Soveral, Ambrogio Francesco Ferro, meshtarë dioqezanë; Matteo Moreira, laik, e 27 shokët, martirë; Cristoforo, Antonio e Giovanni, adoleshentë martirë; Faustino Míguez, meshtar skolop, themelues i Institutit Kalasancian të Bijave të Bareshës Hyjnore; Angelo nga Acri (në shekull: Luca Antonio Falcone), meshtar i Urdhërit të Fretërve të Vegjël Kapuçinë.
All the contents on this site are copyrighted ©. |