2017-04-04 15:00:00

Ndjeti i lutjes për muajin prill: të rinjtë t’i përgjigjen thirrjes së tyre


U bë i njohur sot, ndjeti i lutjes së Papës Françesku për muajin prill. Ati i Shenjtë u kërkon besimtarëve të luten që të rinjtë të dinë t’i përgjigjen me bujari thirrjes së tyre, duke marrë seriozisht në konsideratë edhe mundësinë për t’iu kushtuar Zotit në meshtari, ose në jetën e shuguruar.

         Në videon me të cilin, tashmë prej kohësh, Papa paraqet ndjetin e lutjes, Françesku hyn në dialog: “E di se ju të rinjtë nuk doni të jetoni në lirinë, që ju tërheq drejt modave të çastit – u thotë Ati i Shenjtë. …Mos lejoni që të tjerët të jenë protagonistët e ndryshimeve! Ju të rinjtë e keni në dorë të ardhmen! Ju kërkoj të jeni ndërtues të botës, t’i viheni punës për një botë më të mirë. Është sfidë kjo. A e pranoni?”.

         Papa i flet secilit prej të rinjve, por u kërkon edhe të gjithë besimtarëve të tjerë të luten së bashku me të që të rinjtë të dinë t’i përgjigjen me bujari thirrjes së tyre, duke u mobilizuar për çështjet e mëdha të botës. 








All the contents on this site are copyrighted ©.