2017-04-01 19:29:00

Papa në Qendrën Shën Aleksi-Margerita di Savoia për të verbërit


Një vizitë e papritur në shenjën e vazhdimësisë me “të Premtet e Mëshirës”. Ishte ajo, që bëri dje pasdite Papa Françesku në Qendrën Rajonale Shën Aleksi - Margerita di Savoia për të verbërit, në Romë.

Papa u takua me të sëmurët e përhershëm të strukturës, rreth 30 të moshuar e të rritur,  si dhe me mysafirët ditorë, ndërmjet të cilëve, edhe shumë fëmijë. Të gjithë njerëz me dëmtime të të parit, lindur të verbër, ose të verbuar pas sëmundjeve të rënda; disa edhe me një mori sëmundjesh të ndryshme.

Ishte një e papritur e këndshme. Sipas drejtorit të Qendrës, Amedeo Piva, Papa nuk foli, por komunikoi në një mënyrë shumë të veçantë, të thellë. I takoi një për një, e një për një edhe i përqafoi të 38 të shtruarit,  që vijojnë mjekimet, por u takua edhe me rreth 80 mysafirët ditorë të moshave të ndryshme, që vijnë këtu për mjekim rehabilitativ, të tërë të verbër. Dje ngarendën të gjithë për të qenë të pranishëm në këtë takim misterioz e morën si dhuratë të paharrueshme, përqafimin e Papës.  








All the contents on this site are copyrighted ©.