2017-03-31 14:02:00

Papa Françesku: “Në Egjipt per paqen”, logoja e shtegtimit


“Papa i paqes, në Egjipt për paqen” - kjo, logoja e shtegtimit, që do të bëjë Papa më  28 e 29 prill në Egjipt, ku do të vizitojë qytetin e Kairos. Njoftimin, sipas gazetës vatikanase “L’Osservatore Romano” e jep imzot Emmanuel Ayad Bushay, ipeshkëv kopt i Luxor-it, kryetar i komitetit organizues të vizitës.

Papa Françesku do të shkojë në Egjipt me ftesën e presidentit të Republikës Al-Sisi, ipeshkvijve katolikë, patrikut kopto-ortodoks Tawadros dhe imamit të madh të Xhamisë Al Azhar.








All the contents on this site are copyrighted ©.