2017-03-29 12:29:00

Papa: të mbrohen civilët e ngujuar në Mosul dhe refugjatët


“Kombi i dashur irakian është i pasur pikërisht përmes mozaikut, që përfaqëson unitetin në larmi, forcën në bashkim, mirëqenien në harmoni”. Kështu u shpreh Papa në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, gjatë përshëndetjeve drejtuar grupeve fetare irakiane, të pranishme në Sheshin e Shën Pjetrit që, të kryesuara nga  kardinali Tauran, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, u pritën sot paradite, me rastin e takimit të Komitetit të përhershëm, të përbërë nga delegatët e dikasterit vatikanas dhe organet mbikqyrëse irakiane për shiitët, sunitët, të krishterët e yazidët sabei/mandei:

“Të dashur vëllezër - u tha Papa - ju inkurajoj të ecni përpara në këtë rrugë e ju ftoj të luteni që Iraku t’i gjejë paqen, unitetin, mirëqenien, në pajtim e harmoni ndërmjet etnive e feve të ndryshme. Mendimi im shkon tek popullsitë civile të ngujuara në lagjet perëndimore të Mosulit dhe tek të shpërngulurit për shkak të luftës, me të cilët ndjehem pranë në vuajtje, përmes lutjes e afërsisë shpirtërore. Nësa shpreh dhembjen time të thellë për viktimat e konfliktit të përgjakshëm, u përsëris të gjithëve thirrjen të angazhohen me të tëra forcat për mbrojtjen e civilëve, si detyrë e domosdoshme dhe urgjente”.








All the contents on this site are copyrighted ©.