2017-03-29 18:42:00

May nënshkruan letrën për Brexit, Skocia kërcënon shkëputjen


Brexit bëhet realitet. Kryeministrja britanike Theresa May nënshkroi sot letrën për zbatimin e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, sanksionuar me referendumin e 23 qershorit të vitit të kaluar. Në orën 13.30 filloi procesi i Brexit. Letra iu dorëzua kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Bruksel. Që sot fillojnë dy vjetët e bisedimeve të parashikuara për realizimin e këtij lloj divorci.

         Është “një nga çastet më të rëndësishme të historisë aktuale të Mbretërisë së Bashkuar”, theksoi zonja May. “Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi historike për të plazmuar një rol gjithnjë e më të rëndësishëm të një Britanie të Madhe globale”. Por Skocia nuk është aspak dakord e letra e sotme ka rrezik të jetë “historike” edhe për shpërbërjen e Mbretërisë, formalisht e Bashkuar që nga viti 1707.

         Parlamenti skocez iu përgjigj fjalëve të kryeministes së Downing Street me propozimin e kryeministres tjetër, Nicola Sturgean, për një referendum të dytë që të vendosë nëse Skocia dëshiron të ndahet nga Anglia. Referendumi i vitit 2014 e la Skocinë të bashkuar me Anglinë, pikërisht sepse skocezët deshën të qëndronin në Bashkimin Evropian e në qershorin e kaluar, ata votuan “jo” për Brexit.








All the contents on this site are copyrighted ©.