2017-03-27 11:43:00

Kalendari kishtar përkujton Shën Rupertin


Më 27 mars, kalendari kishtar përkujton Shën Rupertin. Me prejardhje nga Irlanda, pinjoll i një dere fisnike, rreth vitit 700 shkoi në Bavari, ku iu përkushtua predikimit dhe jetës murgare shëtitëse. Me ndihmën e një konti bavarez themeloi ndërtoi një kishë kushtuar Shën Pjetrit, pranë liqenit të Wallerit dhe një manastir pranë lumit Salzach, në afërsi të qytetit romak Juvavum. Rreth këtij manastiri lindi qyteti i Salsburgut (qyteti i kripës), i cili e kujton Rupertin jo vetëm si ipeshkvin e parë, por edhe si ri-themeluesin e qytetit, mbi rrënojat romake. Vdiq më 27 mars, të dielën e pashkëve të vitit 718. Ikonografia e përshkruan me një enë me kripë.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.