2017-03-22 14:33:00

Papa Françesku: 24 orë për Zotin, ta jetojnë me fe takimin e 23 e 24 marsit


Në përfundim të audiencës së përgjithshme Papa bëri thirrje, duke i ftuar të gjitha bashkësitë ta jetojnë me fe takimin e 23 e 24 marsit, për të rizbuluar Sakramentin e Pajtimit, titulluar “24 orë për Zotin”. Nisma vijon, pra, edhe pas Vitit të Mëshirës dhe parashikon që shumë kisha të jenë të hapura pa ndërprerje, për t’u krijuar njerëzve mundësinë të rrëfehen:

“Uroj - theksoi Papa – që edhe këtë vit, një çast i tillë i privilegjuar hiri në udhën e Kreshmëve, të jetohet në shumë kisha të botës, për të provuar takimin e hareshëm me mëshirën e Atit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.