“Të mos harrojmë se problemi i refugjatëve dhe i emigrantëve sot është tragjedia më e madhe, pas asaj të Luftës II Botërore”.
E vuri në dukje Papa, në përfundim të katekizmit, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit. Françesku shprehu edhe një herë shqetësimin e tij për dramën e emigrantëve. Duke përshëndetur pjesëmarrësit në takimin “Drejtorët e Migrantes”, i inkurajoi ta vijojnë mikpritjen dhe ta favorizojnë integrimin, duke pasur parasysh të drejtat dhe detyrat reciproke të atij, që pret e të atij, që pritet.
All the contents on this site are copyrighted ©. |