2017-03-21 00:00:00

Programi i shtegtimit Papës në Fatima


Salla vatikanase e Shtypit botoi programin e shtegtimit apostolik të Papës në Fatima, nga 12 deri më 13 maj, me rastin e njëqindvjetorit të dukjeve të Virgjërës Mari në Cova da Iria.

Lutja e rruzares shenjte në kapelën e vogël të Dukjeve të Zojës së Bekuar dhe kremtimi i Meshës jashtë, do të jenë dy momentet kryesore të udhëtimit apostolik që Papa Françesku do të bëjë më 12 e 13 maj të ardhshëm në shenjtëroren e Zojës së bekuar në Fatima me rastin e qindvjetorit të dukjeve të Zojës tre barinjve të vegjël në Cova da Iria në Portugali.

Pra, Papa Françesku do të niset më 12 maj në orën 14.00 nga aeroporti i Fiumicinos e do të arrijë në bazën ajrore të Monte Real, në orën 16.20. Këtu do të takohet privatisht me presidentin e Republikës e, menjëherë pas, do të shkojë në Shenjtërore e Fàtima-s ku, në orën 18.15, do të vizitojë Kapelën e vogël të Dukjeve dhe do të gjunjëzohet në lutje. Më pas do kryesojë Rruzaren Shenjte.

Të nesërmen, më 13 maj, parashikohet takimi me kryeministrin e Portugalisë, ndërsa në orën 10.00, kremtimi Meshës me të sëmurët, në tremen e Shenjtërores së Zojës së Fatimës. Në orën 12.30, dreka  me ipeshkvijtë e Portugalisë e, në orën 15.00, nisja për Romë. Arritja në aeroportin romak të Ciampinos parashikohet për në orën 19.00. Prej këtu, rikthimi në Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.