Tensionohet më tej situata në gadishullin korean. Sekretari i Shtetit Amerikan, Rex Tillerson, në një Konferencë shtypi në Seul, pohoi se mundësia për ndërhyrje ushtarake kundër Koresë së Veriut është në studim e sipër, nëse presidenti Kim Jong-un do të vijojë të flasë me gjuhën e kërcënimeve bërthamore. Në këto rrethana të shqeta, nesër Dioqeza e Pyongyang do të kremtojë 90-vjtetorin e themelimit, me një Meshë në katedralen Myeongdong, në Seul. Kremtimi, kushtuar të gjithë katolikëve të Koresë, do të kryesohet nga kardinali Andrew Yeom Soo-jung, administrator apostolik i Pyongyang.
All the contents on this site are copyrighted ©. |