2017-03-16 14:26:00

Papa Françesku pret në audiencë presidentin e Libanit Aoun


Sot paradite Papa Françesku priti në audiencë presidentin e Republikës së Libanit, Aoun, i cili pastaj u takua me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, së bashku me sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Gallagher.

“Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë – u theksuan marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet Selisë së Shenjtë e Libanit, pastaj u nënvizua roli historik e institucional i Kishës në jetën e vendit. Këndej u vlerësua angazhimi i forcave të ndryshme për zgjidhjen përfundimtare të postit vakant të presidencës së Libanit, me urimin për një të ardhme më një bashkëpunim gjithnjë më të frytshëm ndërmjet anëtarëve të komuniteteve të ndryshme etnike e fetare në favor të së mirës së përbashkët e të zhvillimit të Kombit”.

Në vazhdim të bisedimeve u fol “për Sirinë, iu kushtua një vëmendje e veçantë përpjekjeve ndërkombëtare për zgjidhjen politike të konfliktit në këtë vend. Po kështu u ripohua vlerësimi për pritjen që Libani u bënë refugjatëve të shumtë sirianë. Së fundit, u shkëmbyen pike vështrimet mbi kontekstin rajonal, konfliktet aktuale dhe situatën e të krishterëve në Lindje të Mesme”.








All the contents on this site are copyrighted ©.