2017-03-10 13:10:00

Siri: Papa u jep 100 mijë euro të varfërve të Halebit


Papa Françesku u dhuron 100 mijë euro të varfërve të Halebit. E para se të kthehej nga Ariccia, ku u mbajtën Ushtrimet shpirtërore me Kurien romake, kremtoi një meshë për Sirinë.

“Ati i Shenjtë Bergoglio – shpjegon zv.drejtoresha e Sallës së Shtypit të Vatikanit, Paloma Garcia Ovejero – u kthye në orën 11.30 në Vatikan, pasi përfundoi Ushtrimet shpirtërore. Sot paradite, kremtoi në Ariccia, një meshë për Sirinë dhe dërgoi 100 mijë euro për të varfërit e Halebit, falë edhe kontributit të Kuries Romake. Kjo shumë do të dhurohet përmes Lëmoshtarisë Apostolike, e cila do të kontaktojë Rojtarinë e Tokës Shenjte”.

Në orën 17.00 të ditës së sotme, Papa Françesku u takua me famullitarët dekanë të dioqezës së Romës në selinë e Vikariatit. Ishte takim absolutisht privat, që bën pjesë në praktikën normale të jetës së Kishës.








All the contents on this site are copyrighted ©.