Më 9 mars kujtojmë përvjetorin e vdekjes së Atë Anton Lulit, martir, jezuit shqiptar, ( Lohe-Koplik, 17 korrik 1910 - Romë, 9 mars 1998). Dëshmitar i kalvarit të shqiptarëve gjatë regjimit komunist, më 7 nëntor 1996, në Vatikan, me rastin e kremtimet të 50-vjetorit të meshtarisë së Papa Gjon Palit II, jezuiti Atë Anton Luli e bëri të qante Gjon Karol Vojtilën, duke treguar historinë e martirizimit të klerit e të popullit shqiptar nën diktaturën komuniste, dhe historinë e vuajtjeve të tij personale për Fè e Atdhè .
Aq e jashtëzakonshme ishte jeta e jezuitit shqiptar, Atë Anton Lulit, sa sivëllezërit e tij jezuitë nëpër botë e dinin të martirizuar, duke mos pasur prej vitesh asnjë lajm për atë, që ishte varrosur për së gjalli ndër burgjet e kampet e përqendrimi të regjimit komunist në Shqipëri.
Prandaj, kur munden ta takonin përsëri, gati–gati si të dalë nga varri, i kushtuan librin “Già dato per martire” (përkthyer shqip me titullin “Atë Lulin ne e dinim martir”) - botuar më 1996 nga Civiltà Cattolica.
Pikërisht dëshmitë rrënqethëse të këtyre viteve u solli me vete sivëllezërve jezuitë Atë Luli, kur më në fund doli i gjallë nga varri e nisi të tregojë, që breznitë e sotme e të ardhme që të mos harrojnë atë që ndodhi, ta ruajnë lirinë si gjënë më të shtrenjtë, nëse nuk duan të rijetojnë tragjedinë e atyre që, edhe në varr, i kanë mbi eshtra shenjat e martirizimit .
Nga arkivi radio Vatikanin ja një fragment nga një intervistë që kemi pasur me jezuitin shqiptar Atë Anton Lulin...
All the contents on this site are copyrighted ©. |