2017-03-07 17:30:00

Paraqitet Këshilli Grave e dikasterit të Vatikanit për kulturë


Në vigjiljen e 8 marsit është paraqitur Këshilli Grave e Këshillit Papnor për kulturën gjatë një takimi me gazetarë që u mbajt në Sallën e shtypit të Selisë së Shenjtë. Për paraqitjen e Konsultës femërore folën kardinali Gianfranco Ravasi, president i dikasterit të Selisë së Shenjtë për kulturën, Consuelo Corradi, koordinatore e konsultës, e Shahtazad Houshmand, teologe iraniane.

Organizmi, lindur më 23 qershor 2015, përbëhet nga tridhjeteshtatë gra me prejardhje të ndryshme, pjesa më e madhe ishte e pranishme në Sallën e shtypit. Janë artiste, diplomate, studiuese, gazetare, aktore, laike e murgesha rregulltare. Këshilli Grave mblidhet tre herë në vjet e ofron propozime të ndryshme për aktivitetin e dikasterit








All the contents on this site are copyrighted ©.