2017-03-06 18:29:00

Të burgosurit e San Vittore i shkruajnë Papës: presim një vëlla!


Letër Papës nga burgu i San Vittore, në Milano, ku Françesku do të shkojë për vizitë më 25 mars, i pari Papë, që kapërcen pragun e këtij  burgu:

“I dashur Papa Françesku, ndershmërisht nuk jam shumë besimtar” shkruan Ivani në letrën, botuar sot, së bashku me disa të tjera, duke i kërkuar Papës një lutje për familjen, për t’i dhënë burgosjes së tij një farë kuptimi e, sidomos, pakëz paqe e qetësi. Edhe Massimo deklaron se nuk ka fe e se ka mëkatuar, por gjithsesi e pret Françeskun si vëlla: “I vodha - shkruan - paqën nënës e ia vrava besimin tim eti”.

E Alfredi i kërkon Papës një mrekulli: t’ia falë të gjitha fajet, për të gjitha herët që ka bërë keq e sidomos, ta bëjë të shndërrohet përsëri në fëmijë e të mos kryejë më - shkruan - vepra të këqija, që e larguan nga familja. Dua - përfundon letra – të mund të rifilloj nga e para gjithçka.

E akoma, Mustafai, mysliman, shkruan se e ndjen veten të mirëpritur nga Françesku që, kur lutet, nuk bën dallime seksi, race e, sidomos, feje. E kërkon nga Papa të vijojë ta transmetojë fenë, e cila mund t’i ndihmojë edhe të burgosurit “ të dalin nga vartësitë e tyre shkatrrimtare”.

Histori vuajtjesh, plagësh hapur vetvetes e të tjerëve, njëra ndryshe nga tjetra. Jo gjithë të burgosurit do të mund drekojnë me Papën, i cili do të kalojë dy orë në burg, e as të flasin të, në një vizitë aspak formale. Françesku dëshiron të jetë jo takim me të burgosurit, por me shpirtrat!








All the contents on this site are copyrighted ©.