Shtëpia botuese Onufri në bashkëpunim me Degën e Albanologjisë në Ludwig-Maximilians-Universität München organizojnë një mbrëmje letrare me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së Martin Camajt.
Miq dhe bashkëpunëtorë të Camajt nga Gjermania, Italia, Kosova dhe Shqipëria do të sjellin kujtimet e tyre.
Aktorë të Teatrit Eksperimental Kombëtar do të recitojnë poezi të zgjedhura nga vepra poetike e Camajt.
Do të paraqitet përmbledhja e re Martin Camaj - “Vepra poetike”.
Mbrëmja do të mbahet me 9 mars, në ora 18:00 në Sallën Balsha në Hotel Tirana International, ku do të jetë e pranishme edhe zonja Erika Camaj.
Nga poezia e Camajt citojmë:
Vrasja e Poetit
Liria e fshehun mbas vargjeve
Të poezisë
Nuk ishte vetëm:
Para tyne rrishin galuc roje
Shpend mishngranës
Me fytyrë njerëzore.
E ti ishe për ta nji bletë
Tue u rropatë ka drita në qelq,
andej kufijve të botës
njerëzore.
All the contents on this site are copyrighted ©. |