2017-03-05 04:30:00

Veprimtaritë e Papës Françesku


Papa Françesku kryesoi Meshën e të Mërkurës së Përhime, më 1 mars, në orën 17.00, në Bazilikën e Shën Sabinës, në Romë. Liturgjia e kësaj dite u kremtua me stacione, filloi poshtë në kishën e Shën Anselmit, për t’u ngjitur pastaj me procesion drejt Shën Sabinës. Kjo ngjitje jo e lehtë synon kështu, të simbolizojë përpjekjet e nevojshme për ta kthyer zemrën kah Zoti.

Të premten, më 17 mars, parashikohet një kremtim pendestar në Vatikan, me pjesëmarrjen e Atit të Shenjtë Françesku.

Ndërsa të dielën, më 9 prill, Papa Françesku do të kremtojë meshën e së Dielës së Larit dhe të Mundimeve të Krishtit në orën 9.30, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.