2017-03-05 08:39:00

Poeti e martiri, dom Lazër Shantoja, në përvjetorin e vdekjes pushkatuar nga komunizmi


Më 5 mars 1945 u pushkatua martiri i parë i Kishës katolike shqiptare në erën komuniste, Dom Lazër Shantoja. Dom Lazër Shantoja ishte bir i traditës katolike të Shkodrës, qytetit më përfaqësues në lëmin e kulturës shqiptare. U rrit e u formua, si njerí e si meshtar, në Institutin Papnor të qytetit të tij e në universitetin e Insbrukut të Austrisë. Zu rrënjë e hodhi shtat në traditën e klerit katolik që kishte patur rolin parësor në ruajtjen, kultivimin dhe përforcimin e identitetit kombëtar e të kulturës së shqiptarëve, në qindvjetorët e gjatë të pushtimit osman. 

Mbi figuren e dom Lazër Shantojes, nje shkrim nga nga Pjetër Pepa

5 Mars 1945, pushkatohet në Tiranë Dom Lazër Shantoja. Ka lindur në Shkodër, në një familje me tradite e të shquar për patriotizëm, për intelektualizëm dhe për kontribut të vlefshëm në fushën e albanologjisë, duke filluar nga vitit 1760. 

Ka qenë një klerik i devotshëm, një politikan demokrat i shquar, një orator i shkëlqyer, një stilist i rrallë i letërsisë sonë, një personalitet poliedrik 
I biri i Kel dhe i Luçe Blinishtit, Lazer Shantoja ka lindur në Shkodër me 7 korrik 1891. (Në shumë botime përmendet si datë lindjet 2 shtatori 1892). 
Mësimet e para dhe të mesme i mori në Seminarin Papnor Shqiptar për kurset filozofike e teologjike si dhe u dallua ne pervetesimin e latinishtes, greqishtes e italishtes; ishte gjithashtu shqiptari i parë që njihte me kompetencë gjuhën esperanto në Shqipëri. 
Prof. Ernest Koliqi, Eterit Jezuit shqiptarë, Mjedja, Xanoni, etj., ishin mësuesit e tij të ndritshëm, qe iu bënë shembull jete e letërsije. Le te ndjekim jetën e tij nder vite: 
1914- Vizitoi Vjenën për herë të parë. Studimet e lartat i kryen në Innsbruck -Austri ku pervehtëson perkryer gjuhën gjermane. 
1915- Lazër Shantoja shugurohet meshtar. Pas shugurimit meshtar, emërohet Sekretar i Imzot Lazër Mjedjes në Argjipeshkvinë e Shkodrës dhe me pas famullitar në Sheldi. Fletoret e veta janë plot me krijime poetike në shqip, italisht, gjermanisht, esperanto. Fillon përkthimet dhe botimet e para shfaqen te “Lajmtari i zemrës s’Jezu Krishtit”, “Kalendari i veprës pijore”, etj. 
1917-1922- eshte Famullitar në Pulaj, Beltojë,Velipojë, Rrjoll, Sheldî. 
Boton “Për natë kazanash”, përmbledhje me lojra, kashë e lasha e proverba. 
Qershor 1919- Arrestohet dhe mbahet në burg prej italianëve në Beltojë, Shkodër. 
1922-1924- Punon si Sekretar i Argjipeshkvit të Shkodrës Emz. Lazër Mjedjes. 
17.11.1923- Në Vjenë, takohet me Kancelarin e Austrisë Dr. Joseph Seipel. 
1923-1924- Pater Anton Harapi nxjerrë në Shkodër gazetën Ora e Maleve. Dom Lazri eshte bashkëpuntor i parë i tij bashkë me Luigj Gurakuqin. Pater Antoni, me vonë do të shkruente: «Kur kam nxjerrë gazetën s’kam pasë kênd me më ndihmue posë Dom Lazrit.» 
27.12.1923- Në Shqiperi zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Në Shkodër fiton Opozita. 
20.02.1924- Del prej shtypit “Shjor Puci”, përkthim. 
Maj 1924- Jep dorëheqjen prej redaksisë së Orës së Maleve. 
Janar 1925- Arrestohet e burgoset si frymëzues e organizator i Revolucionit të Qershorit 1924. Mbas disa muejve burg, falet nga qeverija e Ahmet Zogut dhe largohet për në Jugosllavi. 
2.10.1925- Prej Beogradit, me zemër të piklluar, kujton me nji artikull prekës te ”Liria Kombëtare“ vrasjen e Gurakuqit. 
1.09.1926- Në Cetinjë merr pjesë e mban ligjëratën në vorrimin e Kapiten Mark Rakës, vdekë në rrethana misterioze në nji aksident rrugor. 
1928- Kalon prej Jugosllavijet në Austri, në Vjenë. Këtu fillon me botue gazetën “Ora e Shqipnisë”. 
Është nacionalist e demokrat, orator, poet e muzikant, i quajtur “famullitari i pianofortit”. Por është edhe stilist i rralle dhe ne tingëllimat e tij, “Duhia“, “Lamtumirë mërgimit“, “Keshtjelli e Bariu” duken ndjesitë delikate te vuajtjes jashtë atdheut. 
Është edhe poliglot, njohës i mire i gjermanishtes nga studimet e kryera ne Innsbruck, por edhe i frengjishtes elegante qe me pretket e tija do te habiste besimtaret e Zvicres ndërsa shërbente si famullitar për afro 15 vjete. 
Oratoria e tij spikaste ne pretke, ne konferenca e fjalime ku veçohet fjalimi i tij i zjarrte prane varrit te Avni Rrustemit, ne ceremonine varrimit te tij “Një lot e një lule mbi vorrin e Avni Rrustemit“ e shumë të tjera fjalime festive si për Fishtën etj. 
Është edhe satirik, thumbues e polemist i shkathte dhe dallohet me botimet e tij ne revisten “Ora e Maleve“ ku se bashku me At Gjergj Fishten, Luigj Gurakuqin e Anton Harapin përbëjnë “katershen demokratike” te kohes. 
Boton ne revistat “Hylli i Drites“, “Leka“, “Cirka“, “Kumbona e se dieles“, “Zani i Shna Ndout“, “Iliria“. 
Ne vitin 1919 boton vëllimin “Për natë kazanesh“, vëllim humoristik plot anekdota, proverba etj. ndersa në “Zani i Shna Ndout“, 1920, një cikël tingëllimesh kushtuar Imzot Gjergj Kolecit, i njohur në fushën e atdhetarizmit shqiptar. 
Njihet poemthi dramatik “Kuvendi dëshmorëve“ botuar nga Z. Omar Mali,etj. albanovaonline.com 
Ka përkthyer në vitin 1936 nga gjermanishtja “Hermandi e Dorotea“ e Gëtes si dhe fragmente nga “Fausti”. 
Nuk dihet për fatin e përkthimit të veprës “Wilhelm Tel“, por dihet përkthimi i melodramës “Shjor Puci“ vënë në skenë nga Shoqëria “Bogdani”. 
Mbeten me vlere te posaçme perkthimet e Getes, te Heines, Shilerit. 
“Kumbona“ e Shilerit është pa dyshim kryevepra e autorit por edhe e perkthyesit D. Lazer Shantoja. 
Prozat “Femije shqiptare ne lulishtet e huaja“, “Une ne Arkadje“, “Kodra mbas bregut“ e bejne artist modern ne letersine shqiptare. 
Pseudonimet e D. Lazër Shantojës janë: Athanas Ziler, Omega, Liljan, D.Lz, Sh.Lz. Sh, D. L. Sh,Y. (Në “Shkolla e re”-1921 dhe “Leka”-1932). 
Ne vitin 1924 merr pjesë në Lëvizjen kundër monarkisë dhe drejton Gazetën "Ora e Maleve", duke mbajtur krahun e opozitës. Pas dështimit të kësaj Lëvizjeje i kërcënohet jeta dhe si L. Gurakuqi, H. Prishtina e shume patriote te tjerë largohet duke jetuar shume vite në mërgim, disa vite në Jugosllavi, më pas në Vjenë dhe më në fund sistemohet si kapelan në Zvicër ku shërben për 15 vjet. 
Nga Vatikani Shantoja emërohet famullitar në fshatin zviceran La Motte, ku shërben për 15 vitet e jetës së tij. Ndërkohë, nuk e ndërpret veprimtarinë politike të tij. Në Vjenë nxjerr gazetën e tij “Ora e Shqipnisë” ku ekspozohen me forcë prirjet e qëndrimet e tij opozitare. 
Fillimisht është famullitar në Bienne, ku predikon gjermanisht e me pas në La Motte, ku brenda nji kohe të shkurtë fiton famën si një predikues i perkryre ne frëngjisht. 
Me largimin e Zogut nga Shqipëria, Dom Shantoja kthehet në atdhe. Ne gusht 1939 kthehet mbas 15 vjetësh mërgim bashkë me të jemen në Shqipëri. Në vendlindje i behet nji pritje tepër e ngrohtë dhe D. Lazer Shantoja çon meshë në Kishën Katedrale e mban nji homeli të paharrueshme ku shkodranëve u thotë: «Më keni mbytë me gosti.» 
28. 09. 1939- mban fjalimin me rasën e dorëzimit të Flamurit të Ri. Vendoset bashkë me të jemen në Tiranë. Ka shumë shpresa te epoka e re në të cilën ka hyre populli shqiptar. 
Mars 1940- viziton Egjyptin ku takohet me shqiptarët e atjeshëm prej të cilëve largohet me përshtypjet me të mira. 
Dhetor 1941- mbështet plotësisht qeverinë qe krijon miku i vet i vjetër e shoku i mërgimit, Mustafa Kruja. Bashkë me Ernest Koliqin, Mustafa Krujën, Zef Valentinin, Karl Gurakuqin, Xhevat Korçën etj. themelojnë në Tiranë “Institutin e Studimeve Shqiptare”, të parin në historinë e kombit tonë. 
Është anëtar i këtij Instituti. President i këtij Instituti është Ministri i Arsimit Ernest Koliqi, që do te mbahej me pas edhe si dekani i studimeve mbi të drejtën zakonore shqiptare. 
Përballë tij, anëtarët e këtij Instituti janë ata qe pa frike mund te konsiderohen si baballarët e kulturës së kombit shqiptar te asaj periudhe. Mes tyre ka fatin dhe nderin te jete edhe Dom Lazër Shantoja.
Shtator 1943- me kapitullimin e Italisë tërhiqet prej skenës politike. Vijon të merret me përkthime ndërsa vëzhgon me dhimbje të madhe luftën vëllavrasëse që ka fillue në Shqipni. 
Le te ndalemi tashti me ne veçanti tek Dom Lazër Shanotja, tek Ai qe ne moshën 53 vjeçare fillon atë kalvar qe përfundon ne plumbin e pushkatimit duke mbetur i pari meshtar i pushkatuar nga diktatura komuniste mbas vendosjes se te ashtuquajturit “pushtet popullor“. 
Ideali dhe shpresa e tij për te shpëtuar Shqipërinë ishte vetëm perëndimi, dhe ne rastin konkret, Italia. Aq me tepër kur kishte mire parasysh rrezikun e madh qe i kërcënohej Shqipërisë me fitoren e forcave komuniste te lidhuna pashmangshem me jugosllavet, ruset e per rrjedhoje edhe shkeputjen prej perendimit. Ne kete drejtim ka dhene maksimalisht kontributin e tij ndaj, kur fatet e Shqiperise tashme jane vendosur e kane fituar pikerisht ata qe do te shkaterronin Shqiperine, miqte e keshillojne te largohet perkohesisht malesh deri sa te jete ngjallur ndonje shprese per me mire ne te ardhmen. 
30 janar 1945- Arrestohet në Sheldî, ku ishte strehuar prej 2 muajsh dhe sillet në Shkodër. Fillojnë torturat. Dërgohet në burgun e Tiranës. 
5 mars 1945- Dom Lazri pushkatohet bashkë me patriotin Sulçe Beg Bushatin në rrethinat e Tiranës. Mbasi qe e kanë ekzekutuar, thërrasin për t’ i kryer shartet e dekës Át Viktor Volajn i cili rezulton njeriu i fundit qe ka pare kufomën e martirit.
nga Pjetër Pepa








All the contents on this site are copyrighted ©.