2017-03-05 07:33:00

Dom Gjon Gazulli, martir e atdhetar, në përvjetorin e vdekjes


Duke shfletuar kalendarin historik, sot më 5 mars, kujtojmë përvjetorin e varjes për vdekje të martirit të Krishtit e të Kombit, dom Gjon Gazullit, më 5 mars 1927, në periudhën e Zogut.

Dom Gjon Gazulli lindi në Dajç të Zadrimës (Lezhë), më 26 Mars 1893. Pas shkollës fillore në vendin e tij, filloi studimet në Seminarin Papnor të Shkodrës. Në vitin 1912 vazhdoi studimet në Romë, më vonë në Francë, e pastaj edhe në Austri, por jo gjithmonë vetëm për arsye studimi, por edhe për arsye shëndeti. U shugurua meshtar më 4 gusht 1919.

Qe një kundërshtar i vendosur i qeverisë së mbretit Zog, që diskriminonte zonat e Dukagjinit, të Pukës dhe të Mirditës, zona tërësisht katolike. Insistimi i tij për të dënuar një regjim të tillë pati pasoja: më 26 dhjetor 1926 u arrestua. Mjaft shpejt, saktësisht më 2 janar 1927, u dënua me vdekje dhe u var më 5 mars 1927.








All the contents on this site are copyrighted ©.