2017-03-03 14:02:00

Imzot Gjergj Frendo: Krezhmët kohë e kthimit dhe pajtimit. Politikanët të punojnë për pajtimin e qytetarëve.


Kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, imzot Gjergj Frendo, në mesazhin për Krezhmët 2017, thekson rëndësinë e përgatitjes shpirtërore të besimtarëve për kremtimin e Pashkëve të Ngjalljes, drejt së cilës na shpie kjo periudhë shpirtërore e liturgjike që posa kemi filluar.

Mesazhi i Krezhmëve, sipas imzot Frendo-s, është Lajm i Mirë për të gjithë, është periudhë që na jep shpresë, na kumton faljen që Zoti na ofron, por është edhe një nxitje për të ndryshuar stilin e jetës, përmes pendesës, lutjes, agjërimit e veprave të bamirësisë. Nëse jemi të vetëdijshëm për mëkatet tona, nëse pendohemi e kërkojmë falje, Zoti është gati të na ofrojë faljen e Tij. Këtë e dëshmon më së miri shëmbëlltyra ungjillore e djalit plëngprishës a e babait të mëshirshëm. Ne duhet të kemi gjithmonë parasysh shembullin e Jezu Krishtit, fjala e parë e të cilit mbi Kryq qe: ‘Fali, o Atë!”.

Si të krishterë, pohon mes tjerash imzot Frendo, duhet të jemi apostuj të faljes e të pajtimit për vendin tonë, sepse Shqipëria ka nevojë për apostuj të tillë, për t’i shëruar plagët e hakmarrjes. E, edhe politikanët duhet të punojnë për bashkimin e popullit. Në fakt, fatkeqësisht, denoncon imzot Frendo, nuk e marrin seriozisht këtë detyrë. Politikanët kanë një detyrë të madhe, që me fjalët e tyre, me punën e tyre t’i bashkojnë, t’i forcojnë lidhjet mes qytetarëve. E jo siç po ndodh, që me fjalët e tyre, me gjestet e tyre, po e nxisin popullin të krijojë më shumë mosmarrëveshje e tension. Po ta dëgjojmë mesazhin e kryeipeshkvit të Tiranë-Durrësit, imzot Gjergj Frendo-s në mikrofonin e Radio Vatikanit.......








All the contents on this site are copyrighted ©.