2017-03-02 16:17:00

Papa Françesku: prifti “villero”, atë Pepe, është i madh


Prifti “villero” (i periferisë) i kërcënuar me vdekje, (fat, që i takoi më 5 tetor, një mikut të Papës Françesku, atë Juan Viroche), sot Atë Pepe, José Maria Di Paola, u dha si shembull nga Papa Françesku, në takimin me famullitarët e Romës, në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, të cilëve u tha se atë Pepe “është i madh”, duke u treguar episodin e “një të riu, që kishte hyrë për t’u shëruar nga droga në ‘Hogar de Cristo’, strukturë e ngritur nga atë Pepe në Buenos Aires. Por mendja i thoshte se nuk duhej të rrinte aty e ai s’dinte si ta luftonte këtë mendim. E më thoshte se atë Pepe e kishte ndihmuar shumë. Një ditë i kishte thënë se nuk ia dilte dot më, sepse ndjente mungesën e familjes, të gruas e të dy fëmijëve, prandaj donte të ikte nga struktura. Por prifti i tha: ‘Po më parë, kur drogoheshe dhe shisje drogë, a të mungonin të tutë? A mendoje për ta?”

“Unë – i tregoi Papës i riu ndodhinë, që sot, Ati i Shenjtë u paraqiti meshtarëve – i thashë ‘jo’ me kokë, në heshtje, e atë Pepe, pa shumë fjalë, më rrahu shpatullat e më tha: ‘Shko tani, mjaft me kaq’. Sikur donte të më thoshte: mendohu mirë për ç’po thua e për ç’po të ndodh. ‘Falendero Zotin që tani e ndjen atë mungesë’”.

“Ai njeri – komentoi Papa – thoshte se meshtari ishte i madh. Se ia thoshte gjërat në sy. E kjo e ndihmonte të luftonte, sepse ia shtonte vullnetin. Po e tregoj këtë – u tha Ati i Shenjtë meshtarëve të Romës – për t’iu bërë të kuptoni se ajo, që na ndihmon vërtet në përforcimin e fesë, është mënyra për të jetuar si duhet me mëkatin tonë, me dëshirën për t’u bërë mirë të tjerëve, me ndihmën që na japin e me atë, që duhet t’u japim të tjerëve”.








All the contents on this site are copyrighted ©.