2017-02-27 14:18:00

Françesku: ekumenizmi nuk bëhet në laborator


“Ekumenizmi nuk bëhet në laborator, por për udhë”. I pyetur nga anglikanët: “Cili ka përparësinë në ekumenizëm: dialogu teologjik apo vëllazëria praktike?”, Papa, gjatë vizitës së djeshme në kishën anglikane të të Gjithë Shenjtorëve, u përgjigj me batutën e Atenagorës, në bisedë me Palin VI: “Ne bëjmë unitetin ndërmjet nesh e të gjithë teologët i çojmë në një ishull, që të rrinë aty e të mendohen”.

Ajo, që thotë Papa Benedikti - vijoi Ati i Shenjtë Bergoglio - është më se vërtetë. Duhen kërkuar rrënjët e dialogut teologjik, por kjo nuk mund të bëhet në laborator, duhet bërë duke ecur, për udhë, në ecje e sipër. Ne jemi për udhë e, duke ecur, i bëjmë edhe këto diskutime. I bëjnë edhe teologët, por njëkohësisht ne e ndihmojmë njëri-tjetrin në nevojat tona, në jetën tonë. Është shumë e rëndësishme, shumë - tha - pasi kujtoi binjakëzimin - nuk mund të bëhet dialogu duke ndenjur, jo, bëhet duke ecur, sepse është udhë për t’u bërë e çështjet teologjike diskutohen për udhë.








All the contents on this site are copyrighted ©.