2017-02-24 10:31:00

Shenjtorët e javës 26 shkurt – 5 mars


E diel më 26 shkurt, Kisha katolike kremton të Dielën VIII gjatë vitit liturgjik, e gjithnjë më 26 shkurt kalendari përkujton edhe shën Aleksandrin e Aleksandrisë e shën Fuastinianin, ipeshkëv. Ungjilli i kësaj së diele nga Mateu na paraqet imazhin e Zotit si Atë, që kujdesët për ne e na përcjell nga afër me dashuri. Liturgjia e Fjalës së Zotit na fton të mendojmë mbi disa çështje themelore të jetës së krishterë. Të mbështetemi në Zotin e jo në të mirat tokësore.

Të hënën më 27 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Gabrielin e Zojës së Dhimshme, rregulltar pasionist.

Të martën më 28 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Romano-n, abat e shën Ilarin, papë.

Të mërkurën e ardhshme më 1 mars bie e Mërkura e Përhime, me të cilën Kisha katolike fillon kohën liturgjike të Krezhmëve, kohën e përgatitjes shpirtërore për kremtimin e Pashkëve. Krezhmët, janë kohë e madhe shpirtërore, që u krijon të krishterëve kushtet të ushtrohen në pendesë e në solidaritet me të varfërit, për të zbuluar kështu se ky është gëzimi i vërtetë i jetës. Krezhmët janë periudhë e reflektimit, lutjes dhe agjërimit nga materializmi. Krezhmët, mund të na ndihmojnë, të zbulomë se gëzimi që mbush përplot zemrën, mund të gjendet vetëm duke besuar thellësisht në Zotin e duke ndihmuar të varfërit.

Gjithnjë të mërkurën më 1 mars, kalendari kishtar përkujton shën Feliksin III, papër e shën Albinin, ipeshkëv.

Të enjten më 2 mars, kalendari kishtar përkujton shën Angjelën e Kryqit, virgjër; shën Troadin.

Të premten më 3 mars, kalendari kishtar përkujton shën Kunegunden, gruan e shën Henrikut III, perandor.

Të shtunën më 4 mars, kalendari kishtar përkujton shën Kazimirin, pajtorin qiellor të Lituanisë; të Lumin Umberto-n III nga Savoia.

Të dielën e ardhshme më 5 mars, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën I të kohës së Krezhmëve, e gjith një më 5 mars, kalendari përkujton edhe shën  Luçianin I, papë; shën Adrianin, martir; shën Gjon Jozefin e Kryqin, meshtar françeskan.








All the contents on this site are copyrighted ©.