2017-02-24 12:54:00

Papa i dhuron 15 mijë euro një bujku të dëmtuar nga tërmeti


Papa Françesku i dhuroi, përmes lëmoshtarit të tij, imzot Krajewski, 15 mijë euro një bujku të dëmtuar prej tërmetit, nga Ascoli, për të blerë një mjet të ri bujqësor. Gjest konkret solidariteti, që i shtohet atij të blerjes së prodhimeve tipike të zonave të dëmtuara, për 11 mijë euro, nga ana e imzot Konrad Krajewskit të Lëmoshtarisë Apostolike. Ngjarja ndodhi më 21 shkurt, gjatë një takimi me prodhuesit e zonës së tërmetit. Prodhimet e blera në Marche e në zonat e tjera të dëmtuara, iu shpërndanë mensave të ndryshme karitative të qytetit të Romës. 








All the contents on this site are copyrighted ©.