2017-02-20 12:48:00

Ambasadorja Kosovës Alma Lama: vendi ka shumë vlera, punë, shpresa, por edhe sfida


Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë, organizon pranë “Grand Hotel Plaza” pritje festive, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës. Ambasadorja e Republikës së Kosovës pranë Republikës së Italisë, Alma Lama, në mikrofonin e Radio Vatikanit, flet mbi 9-vjetorin e Pavarësisë, mbi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Italisë, mbi vlerat, sfidat dhe aspiratat e vendit.

“Këto nëntë vite, për shtetin e Kosovës, janë vite të mbushura me shumë energji, shpresa, punë, por edhe me shumë sfida. Jam shumë krenare të them se unë përfaqësoj një vend, i cili i ka sjellë paqe dhe stabilitet rajonit ku jetojmë, Ballkanit; se përfaqësoj një vend i cili, pavarësisht nga e shkuara historike, fqinjëve iu ka shtrirë dorën e pajtimit, komunikimit, dialogut”, pohon ambasadorja e Kosovës. "Jemi krenarë që i dhamë botës një shenjte, humanisten e njerëzimit, Nënë Terezën, e cila lindi nga dy prindër shqiptarë nga Kosova. Humanizmi i saj mbase ishte preludi, që atdheu i saj do të shpëtohej po nga humanizmi i kombeve të qytetëruara, siç edhe ndodhi".   Po ta dëgjojmë Ambasadoren Alma Lama në bisedë me dom David Gjugjën....

 








All the contents on this site are copyrighted ©.