2017-02-19 15:41:00

Vdiq Michael Novak: ëndërronte një kapitalizëm me fytyrë njerëzore


Vdiq të premten në Uashington, në moshën 93 vjeç, Michael Novak. Lindi më 1933 në Johnstown, në Pensilvani. Teolog, filozof, shkrimtar e diplomat, Novak qe një nga personalitetet më të rëndësishme në fushën e debatit mbi raportin ndërmjet katolicizmit, ekonomisë e shoqërisë në fund të shekullit XX dhe fillim të  shekullit XXI. Studiuesi amerikan e thelloi dhe përpunoi konceptin e ri të “drejtësisë sociale”, që, sipas tij, i ka rrënjët e veta në parimin e ‘ndihmës së anasjelltë’ në shoqërinë civile, konceptuar si “kundëraltar i Shtetit”. Në qendër të hulumtimeve të tij ishte koncepti i personit, nënvizimi e nxjerrja në dritë e lirisë, punës dhe krijimtarisë.

Michael Nova ka qenë një personazh i rëndësishëm, një reformator. Një figurë që vuri në dritë njeriun, përgjegjësinë e këndej temën e Shtetit në raport me personin, duke thënë gjëra të rëndësishme. Sidomos, vuri në qendër të debatit etikën religjioze – etikën e krishterë, katolike në rastin e tij – për ta kuptuar kapitalizmin. Ai në mënyrë të veçantë, duke kritikuar pak e duke rimarrë Max Weber-in dhe veprën e tij të famshme “Etika protestante e studimi i kapitalizmit”, tha se ekziston një etikë katolike në frymën e kapitalizmit. Sipas tij kapitalizmi është sistemi ekonomik më i pranueshëm, megjithëse jo më i miri i mundshëm.

Novak pati si armik të madh intelektual komunizmin dhe format e ndryshme të planifikimit shtetëror. Nga ky këndvështrim, nëse e krahasojmë komunizmin sovjetik me kapitalizmin amerikan, nuk lypet shumë për të pohuar se ky i fundit është vendi ku vlera të krishtera respektohen e vlerësohen më shumë.

Sigurisht, Novak ka qenë një personalitet kompleks e që ka pasur edhe shumë kritika. I fort qe angazhimi tij për vendin e vet, Amerikën, për t’i qëndruar besnike rrënjëve të krishtera. Më 4 maj 1994, Novak mori dekorimin e 24-të të Çmimit Templeton për përparimin në fushën e religjionit.








All the contents on this site are copyrighted ©.