2017-02-19 12:30:00

Papa gjate Engjëllit te Tënzot: duajini armiqtë


Papa Françesku kremtoi sot Engjëllin e Tënzot, së bashku me besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Ungjilli i sotëm na mëson se sekreti i shenjtërisë qëndron në aftësinë tonë për ta njohur e pranuar Zotin si Atë. Kjo vetëdije na bën ta konsiderojmë çdo njeri si vëlla, sepse është bir i të njëjtit Atë Qiellor. Prej këndej lind kërkesa për t’i dashur të tjerët si të ishin anëtarë të së njëjtës familje. Ç’duhet bërë? Nëse i shohim të tjerët jo me sytë e botës, por me ato të Zotit, mund t’ia hapim zemrën urdhërimit të dashurisë. Vetëm kjo na bën të arrijmë t’i duam deri armiqtë, sepse në ta gjejmë të pasqyruar Krishtin, i cili u mishërua për të na shpëtuar të gjithëve.

Vetëm atëherë mund të bëjmë një hap cilësor e nga falja, të arrijmë deri t’i duam ata, që na urrejnë. Sepse në çdo familje, Kaini e Abeli jetojnë bashkë. Por askush nuk mund të mos ketë parasysh faktin se janë vëllezër. Dashuria për armikun, kaq e vështirë për njerëzit, rrjedh nga atësia universale e Zotit e duhet të konkretizohet në gjestet e jetës së përditshme e në sjelljen tonë. Në Librin e Levitikut, Leximi i parë i liturgjisë së sotme, Zoti e fton popullin e vet të jetë shenjt. Çdo njeri mund të bëhet shenjt në masën me të cilën do të arrijë ta dojë të afërmin porsi vetveten. Shën Pali Apostull, në Leximin e dytë, ngul këmbë mbi shenjtërinë e të pagëzuarit, i cili, me anë të Sakramentit, bëhet tempull i Hyjit.








All the contents on this site are copyrighted ©.