2017-02-18 17:53:00

Më 26 shkurt Françesku do të vizitojë Kishën anglikane në Romë


Të diel, më 26 shkurt, në orën 16.00, Papa Françesku do të shkojë për vizitë në All Saints Church (Kishën e Gjithë Shenjtorëve), në rrugën romake të Babuinit, 153. Njoftimin e jep drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit,  Greg Burke.   

Kisha anglikane, ndërtuar në Romë në vitin 1882, sipas projektit të arkitektit anglez George Edmond Street, u përfundua nga italianët  Pio Barocci e Vincenzo Cannizzaro. Kisha është në stil neogotik, por dritaret të kujtojnë edhe stilin romanik.

Më 6 tetorin e vitit të kaluar, Papa pati takuar primatët e provincave anglikane të udhëhequr nga kryeipeshkvi i Canterbury, Justin Welby e, duke vënë theksin mbi frytet e mbledhura gjatë 50 vjetëve të dialogut ekumenik, pati theksuar se nuk janë kurrë varfërim, por gjithnjë pasurim. Më 5 tetor qenë kremtuar së bashku edhe Mbrëmësoret në Kishën e Shën Andreut dhe Gregorit në Celio. E më pas u nënshkrua edhe një Deklaratë e përbashkët.








All the contents on this site are copyrighted ©.