2017-02-16 14:49:00

Papa Françesku viziton nesër Universitetin shtetëror Roma Tre.


Papa Françesku do të vizitojë nesër paradite Universitetin Roma Tre. Është vizita e parë e Papës Bergoglio në një Universitet shtetëror italian, prandaj përfaqëson një moment të veçantë e domethënës. Kujtojmë se Universiteti Roma Tre frekuentohet nga afër 40 mijë studentë, e është vizituar edhe nga Papa Shën Gjon Pali II në vitin 2002.

Në Aula Magna të Rektoratit, Ati i Shenjtë  Françesku do të takohet më komunitetin akademik dhe studentët e të këtij universitetit, që është njohur edhe për vëmendjen e studimin e problemeve shoqërore.

Rektori Mario Panizza, që pati njoftuar për vizitën e Papës më 29 nëntorin e kaluar me rastin e përurimit të vitit akademik, do t’i ilustrojë Papës impenjimin e fortë të këtij universiteti, jo vetëm në fushën e didaktikes e të kërkimeve shkencore, por në fushën shoqërore, në të ashtuquajturin “misionin e tretë”, që merret me studimin e problemeve shoqërore e me personat më të brishtë e nevojtarë të shoqërisë.

“Mes tjerash – shpjegon rektori Mario Panizza në mikrofonin e Radio Vatikanit – kemi filluar një seminar rezidencial për të rinjtë që vijnë nga vendet e ndryshme të Mesdheut. Nga ky seminar ne mësojmë shumë nga thesari kulturor e nga historia e vendeve tjera, e kjo mund të jetë shumë e dobishme për të ndihmuar edhe dialogun ndërmjet atyre që janë në konflikte të vazhdueshme. Integrimi e përfshirja janë vlera që tregojnë respektin që kemi në punën dhe misionin tonë universitar”.








All the contents on this site are copyrighted ©.