Më 16 shkurt kalendari kishtar përkujton shën Julien e Nikomedisë, virgjër e martire.
Julia lindi rreth vitit 285 në Nikomedi, sot Izmir, në Turqi. Ishte e vetmja e krishterë
në familje. I ati adhuronte me zell të madh hyjnitë pagane, ndërsa e ëma ndiqte të
shoqin. Sapo i kishte mbushur 9 vjetët, familja e fejoi me prefektin e qytetit, një
pagan me emrin Eleuzio.
Sipas marrëveshjes ndërmjet dy familjeve, martesa do të bëhej sapo Julia të mbushte
18 vjet. Por ku vasha e mbushi moshën e martesës, u tha prindërve se do ta pranonte
burrin që kishin zgjedhur për të, vetëm në se ai do të pagëzohej. I tërbuar nga ky
ndryshim i paparashikuar i planeve, Eleuzio e paditi të fejuarën si e krishterë praktikante.
Julien e burgosën dhe e dënuam me vdekje.
Po ajo nuk hoqi dorë nga feja e saj. Iu pre koka në kohën e Masimianit. Ikonografia
shpesh herë vendos pranë saj një djall, që e tundon. Por nuk mungojnë edhe ikonat,
të cilat e paraqesin gjatë torturave që iu desh të pësonte sa qe gjallë për t’i qëndruar
besnike Krishtit. Paraqitet kryesisht e varur për flokësh ose duke u djegur ndërmjet
flakëve.
All the contents on this site are copyrighted ©. |