2017-02-14 13:02:00

Ipeshkvijtë e Kosta-Rikës te Papa: dëshmitarë të dashurisë së Zotit në mesin e njerëzve


Papa Françesku priti dje ipeshkvijtë e Kosta-Rìkës, në vizitën “ad Limina Apostolorum”. Në qendër të takimit situata e Kishës në vendin e Amerikës Qendrore. Mbi shpresat dhe vështirësitë e komunitetit katolik, Alina Tufani bisedoi me imzot Oscar Fernàndez Guillén, ipeshkëv i Puntarenas e president i Konferencës ipeshkëvnore të Kosta-Rìkës:

Problemet nuk mungojnë, disa janë të mëdha e të tjerë më pak. Mirëpo, ajo që na shqetëson, brenda Kishës, është mungesa e meshtarëve: kemi nevojë për më shumë meshtarë. Ky fakt na bënë ta mendojmë e ta organizojmë më mirë, në çdo dioqezë, punën baritore vokacionale, e cila është duke dhënë fryte të mira. Kemi pas një rrije të vogël të numrit të thirrjeve meshtarake e kjo na inkurajon. Problemi tjetër që na shqetëson – një problem që ka të bëj me tërë Kishën latinoamerikane – është numri jashtëzakonisht i madh i njerëzve të pagëzuar që jetojnë një jetë pa përvojën sakramentale dhe pa pjesëmarrje në misionin e Kishës. Jemi duke bërë shumë përpjekje për të zbatuar njërin prej parimeve të Dokumentit të Kishës së Amerikës Latine të Aparecida-s, njërën prej atyre pikave që Papa Françesku e ka ripohuar shpesh herë: që Kisha të jetë një Kishë në dalje, për të sjell kështu, në formën më të mirë të mundshme, në mënyrën më tërheqëse, gëzimin e Ungjillit. Jemi duke punuar në të gjitha dioqezat e në çdo famulli kishtare me grupet e besimtarëve të krishterë që kanë një fe shumë të gjallë, që kanë një formimin të mirë, që kanë një zell misionar shumë të veçantë, të po bashkëpunojnë e po orvaten për të dëshmuar jetën e krishterë në martesë, në familje e në mjedisin e punës, së bashku me meshtarët që janë shumë të impenjuar në misionin e tyre, megjithëse nuk janë të mjaftueshëm.

Ju folët për tema që prekin shumë Kishën në mbarë botën, jo vetëm në Amerikën Latine: si qaset Kisha në shoqërinë civile, posaçërisht për sa i përket ligjit për martesën civile, abortin e tjera..

Jemi duke punuar, nëse mund të thuhet kështu; jemi duke bërë përpjekje për të kumtuar bukurinë, madhështinë e martesës sipas botëkuptimit të krishterë dhe për të kumtuar bukurinë e familjes sipas botëkuptimit të krishterë, e në anën tjetër jemi duke u impenjuar për formimin e besimtarëve, për t’ia çuar këtë mesazh shoqërisë civile e për të shpallur madhështinë e jetës së njeriut, nga çasti i zënies e përgjithmonë. Asambleja legjislative konsultohen rregullisht me Konferencën ipeshkëvnore para projekteve ligjore e ne kemi qenë gjithmonë të qartë në përgjigjet tona. Shumë prej qëndrimeve të tyre janë kundërshtim me qëndrimet tona. Është qartë, pra, se jemi në një kulturë bashkëkohore me konceptin filozofik të jetës relativiste, në të cilën nuk ka të vërteta absolute e ku janë personat që e promovojnë këtë mendësi, nga ana jonë jemi të kënaqur që kemi shumë besimtarë laikë që janë promotor e mbrojtës të mendimit a të konceptit të të familjes e të qenies njerëzore sipas vështrimit të krishterë.

Cilat janë sfidat për ipeshkvijtë, sipas magjisterit të Papës Françesku?

Një diçka që i kemi thënë Papës gjatë kësaj vizite është: “Faleminderit nga zemra për shërbimin Tuaj baritor e për magjesterin Tuja”, të pasur me gjeste e shenja që pasqyrojnë dashurinë dhe përdëllimin e Atit qiellor e mëshirën e Bariut. E konsiderojmë si vëllain tonë të madh e këto gjeste e shenja janë bërë për ne shembull e nxitje. Për këtë e falënderojmë: për stilin e tij, për këtë afërsi koherente ndaj njerëzve, të cilët ai i ka kërkuar qysh në fillim të papnisë – më të braktisurit, më të harruarit – e për këtë na ka drejtuar thirrjen ta përforcojmë edhe ne këtë mënyrë veprimi gjatë punës baritore.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.