2017-02-13 17:27:00

Këshilli i Nëntëshes: përkrahje e plotë për magjisterin e Papës Françesku


Këshilli i Kardinajve (C9) filloi sot sesionin e 18-të të punës. Në fillim të mbledhjes, lexohet në një deklaratë të C9-ës publikuar nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, kardinali Oscar Andrés Rodrìguez Maradiaga, koordinator i grupit, pasi përshëndeti Papën Françesku, “e falenderoi në emër të gjithë anëtarëve, për fjalët e tij në fjalimin e Krishtlindjes për Kurien Romake, më 22 dhjetor 2016, në të cilat duket qartë inkurajimi dhe orientimi për punimet e Këshillit”. “Në lidhje me ngjarjet e fundit – vijon deklarata, duke përmendur posterat kundër Atit të Shenjtë Bergoglio, që u vendosën në muret e Romës – Këshilli i Kardinajve shpreh mbështetjen e plotë për veprën e Papës, duke i siguruar njëkohësisht pëkrahjen e plotë për atë vetë e për Magjisterin e tij”.








All the contents on this site are copyrighted ©.