2017-02-12 09:00:00

Ati i Shenjtë do të bëjë një vizitë baritore në Castelverde të Lunghezza-s


Të dielën, më 19 shkurt, Ati i Shenjtë do të bëjë një vizitë baritore në famullinë romake të Shën Marisë Jozefa të Zemrës së Krishtit në Castelverde të Lunghezza-s. Do të jetë vizita e tij e 13-të në një kishë të Romës e të rrethinave të kryeqytetit italian. Në këtë zonë kanë qenë për vizitë edhe Papa Pali VI, në vitin 1967, dhe shën Gjon Pali II, në vitin 1999. Ata patën shkuar në kishën e Zojës së Loretos, e vetmja në atë lagje deri atëherë. Famullia që do të vizitojë Papa Françesku është relativisht e re.








All the contents on this site are copyrighted ©.