2017-02-11 13:24:00

Papa emëron të dërguarin e posaçëm të Selisë së Shenjtë për Medjugorjen


Papa Françesku ngarkoi imzot Henryk Hoser, kryeipeshkëv-ipeshkëv i     Warszawa-Pragës (Poloni), të shkojë në Medjugorje si i Dërguar i Posaçëm i Selisë së Shenjtë. Njoftimin e jep Salla vatikanase e Shtypit. Misioni ka për qëllim ta njohë më thellë situatën baritore të këtij realiteti, sidomos, atë të kërkesave të besimtarëve, që shtegtojnë në Shenjtërore. Mbi këtë bazë, pastaj, të japë këshillat e nevojshme për nismat baritore të së ardhmes. Do të ketë, prandaj, karakter plotësisht baritor. 

Parashikohet që imzot Hoser, i cili do ta vijojë detyrën e tij si kryeipeshkëv-ipeshkëv i Warszawa-Pragës, ta kryejë mandatin brenda verës së ardhshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.