2017-02-10 12:45:00

Universiteti hebraik i Jeruzalemit: gjetje të reja në Qumran


“Zbulim i jashtëzakonshëm”: u krye nga një ekip ndërkombëtar i Oren Gurfeld dhe Ahiad Ovadia, arkeologë të Universitetit Hebraik të Jeruzalemit: bëhet fjalë për atë, që u quajt menjëherë Shpella 12 e Kumranit (Q12), pranë bregut veri-perëndimor të Detit të Vdekur. Lajmi - njofton agjencia Sir - u dha nga departamenti i arkeologjisë së Universitetit, që shpjegon se u gjetën një mori qypash për ruajtjen e rrotullave si dhe kapakë të periudhës së Tempullit të Dytë; u gjetën të fshehura në kamare, gjatë mureve të shpellës dhe brenda një tuneli të gjatë.

Rrotullat e kësaj shpelle duhet të jenë vjedhur

U gjetën këtu, edhe rrotulla të shumta pa përmbajtje, por edhe fragmente arkash e këllëfesh, një lidhëz për lidhjen e rrotullave dhe një copëz lëkure e punuar që, deklaroi Oren Gutfeled, drejtor i gërmimeve, “pa asnjë hije dyshimi” duhet të dëshmojnë se rrotullat janë vjedhur, siç e tregon edhe gjetja  e një koke kazme prej hekuri e viteve ’50. Deri tani besohej se vetëm 11 nga shpellat kishin pergamena të lashta, të mbledhura rrotull, sipas traditës së kohëve antike. E ky ishte libri i lashtësisë!

Duhet gërmuar sistematikisht në të gjitha shpellat e shkretëtirës së Judesë

Këto gërmime në zonën veriore të shkretëtirës së Judës, janë pjesë e operacionit “Rrotullat”, në luftë kundër kohës e hajdutëve. “Shteti i Izraelit  ka nevojë të mobilizojë të gjitha forcat e të sigurojë burimet e nevojshme  për të nisur një operacion vërtet historik gërmimi sistematik në të gjitha shpellat e Judesë” - deklaroi Israel Hasson, drejtor i përgjithshëm i autoritetit izraelit për lashtësinë.








All the contents on this site are copyrighted ©.