2017-02-09 14:16:00

Papa Françesku: Kisha pranë hebrenjve kundër antisemitizmit


“Qëndrimi antisemit është në kundërshtim të plotë me parimet e krishtera dhe me çdo ide të denjë për njeriun”. Kështu u tha Papa Françesku, sot paradite në Vatikan, anëtarëve të delegacionit të Anti-Defamation League, organizëm i themeluar më 1913 në SHBA-së, për t’i luftuar tentativat e denigrimit (prozhmimit) ndaj populli hebre.

Antisemistizmi është një e keqe që akoma sot mbijeton në shoqëri të ndryshme. Papa Bergoglio kujton se “nëse kultura e takimit dhe e pajtimit lind jetën e prodhon shpresën, jo-kultura e urrejtjes mbjell vdekje e korrë dëshpërim”. Pastaj kujtoi udhëtimin që ka bërë vitin e kaluar në kampin e shfarosjes në Auschwitz-Birkenau:

“Nuk ka fjalë e as mendime të përshtatshme para tmerreve të llahtarshme dhe mëkatit; ekziston vetëm lutja, që Zoti të ketë mëshirë e që tragjedi të tilla të mos përsëriten”.

Ati i Shenjtë Françesku dënon çdp formë antisemistike, e pohon se çdo sjellje antisemite është në kundërshtim me parimet e krishtera dhe me çdo ide të denjë për njeriun:

“Kisha katolike ndjen posaçërisht si detyrë për të bërë gjithçka është në mundësinë e saj, së bashku me miqtë tanë hebrenj, për t’i refuzuar tendencat antisemite”.

Por antisemitizmi – nënvizon Papa Bergoglio – sot është akoma i përhapur. E pohoi se sot më shumë se në të kaluarën, mjetet aktuale si informacioni e formimi mund të na ndihmojnë për ta luftuar këtë plagë, e pastaj vijon:

“Ta ruajmë thesarin e shenjtë të çdo jete njerëzore, nga ngjizja deri në mbarim, duke mbrojtur dinjitetin e çdo njeriu, kjo është udha për parandalimin e çdo forme të dhunës. Përballë kaq shumë dhune që po përhapet në botë, jemi të thirrur ta rrisim jodhunën, që nuk do të thotë pasivitet, por promovim aktiv i së mirës.  E vërtetë, nëse është e nevojshme të çrrënjoset bari i keq, është akoma më urgjente të mbjellët e mira: të kultivohet drejtësia, të rritet marrëveshja, të mbështetet integrimi, pa u lodhur; vetëm kështu do të mund t’i korrim frytet e paqes”.

Prandaj inkurajimi i Papës është “për të promovuar kulturën e për të favorizuar kudo lirinë e kultit, edhe përmes mbrojtjes së besimtarëve e të feve nga çdo manifestim i dhunës e nga përdorimi tyre si mjet për arritjen e qëllimeve të caktuara”. Këto akte, që janë ilaçi më i mirë kundër nxitjes së urrejtjes. Së fundi Papa falënderoi shoqatën “për dialogun që, në nivele të ndryshme, e ushqen me Kishës Katolike”.








All the contents on this site are copyrighted ©.