2017-02-04 00:00:00

Shenjtorët e javës 5 - 12 shkurt


E diel më 5 shkurt, Kisha katolike kremton të Dielën V gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 5 shkurt, kalendari përkujton edhe shën Agen, virgjër e martire nga Katania. Në Ungjillin e kësaj së diele, Jezusi i krahason dishepujt e vet me kripën dhe dritën. Ai është drita e botës, e kështu edhe i krishteri është dritë e botës nëse vihet gjurmëve të Mësuesit e Shpëtimtarit Hyjnor dhe nëse vepron, me e si Ai, për lavdinë e Atit Qiellor.

Të hënën më 6 shkurt, kalendari kishtar përkujton shëm Palin Miki me shokët martirë.

Të martën më 7 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Rikardin, shën Partenin e të Lumin Piun IX, Papë.

Të mërkurën më 8 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Jozefinën Bakhita e shën Jeronimin Emilianin.

Të enjten më 9 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Apoloninën e shën Sabinin.

Të premten më 10 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Skolastikën, virgjër, shën Silvanin, të Lumin Alosije Stepinac.

Të shtunën më 11 shkurt, Kisha katolike kremton festën e Zojës së Bekuar të Lourd-it, shën Pashkun I.

Të dielën e ardhshme më 12 shkurt, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën VI gjatë vitit kishtar, e po më 12 shkurt kalendri përkujton Shenjtorët martirë të Abitenës; shën Benediktin e Anianit.








All the contents on this site are copyrighted ©.