2017-02-03 13:54:00

Papa Samitit Nobel për Paqen në Bogotà: të ndërtohen ura pajtimi


“Përpjekjet e bëra në Kolumbi për të ndërtuar ura paqeje e pajtimi, mund t’i frymëzojnë të gjitha bashkësitë për t’i kapërcyer armiqësitë dhe përçarjet”. Këtë shkruan Papa Françesku në një mesazh – nënshkruar nga kardinali Parolin - drejtuar pjesëmarrësve në Samitin e fituesve të Çmimit Nobel për Paqen, që vijon në Bogotà, me temën “Paqe e pajtim”.

Të promovohet mospërdorimi i dhunës

“Kur viktimat e dhunës janë në gjendje ta përballojnë tundimin e hakmarrjes - vëren Papa - bëhen promovuesit më të besueshëm të mospërdorimit të dhunës e të ndërtimit të paqes. Papa – lexohet më tej në dokument – inkurajon të gjitha përpjekjet për promovimin e njohjes dhe të dialogut ndërmjet njerëzve. E, së fundi, Françesku lutet  që mospëdorimi i dhunës të bëhet stil karakteristik i marrëdhënieve tona, i veprimeve, i politikës dhe i të gjitha formave të saj.








All the contents on this site are copyrighted ©.