2017-02-01 17:28:00

Imzot Dodë Gjergji: Papa Françesku bekon Kosovën


Vazhdon vizita ad Limina Apostolorum e kryeipeshkvit të Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshajt dhe ipeshkvit të Kosovës, imzot Dodë Gjergjit, së bashku me ipeshkvijtë e dioqezave të Konferencës Ipeshkëvnore ndërkombëtar ‘Shën Çirili e Matodi’, që përfshinë Kishën katolike në Mal të Zi, Kosovë, Serbi e Maqedoni.

Sot, në kuadrin e vizitës ad Limina Apostolorum, ipeshkvijtë bashkëkremtuan Ekuaristinë Shenjte me Papën Françesku, në kapelën e Shën Martës në Vatikan. Në vazhdi, ipeshkvijtë vizituan Kongregatën e Selisë së Shenjtë për Kishat Lindore, Këshillin Papnor për nxitjen e bashkimit ndërmjet të krishterëve, vizitën në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë, duke e mbyllur ditën e sotme me lutjen në Bazilikë papnore të Shën Marisë së Madhe.

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji rrëfen emocionet që ka përjetuar sot gjatë kremtimit të Meshës me Papën Françesku, tregon për bekimin apostolik të Atit të Shenjtë Françesku për Kishën dhe popullin e Kosovës, e për vizitën e shpresuar të Papës në vend, pas ftesës së përsëritur për të vizituar Kosovën. Po ta dëgjojmë imzot Dodë Gjergjin në mikrofonin e Radio Vatikanit.........








All the contents on this site are copyrighted ©.